2009-11-24 16:59:28

39 të vdekur nga sulmi i djeshëm në Filipine. Presidentja Gloria Arrojo shpall gjendjen e jashtëzakonshme në një pjesë të jugut.


(24.11.2009 RV)Arriti në 39 numri i të vdekurve në sulmin e djeshëm me ngjyra politike në Filipine. Policia gjeti sot edhe trupat e 15 personave të tjerë. Të mbijetuarit janë katër sipas burimeve të policisë. Gjithnjë sipas burimeve të policisë afro njëqind vetë sulmuan një grup prej dyzet personash që po shkonte për të depozituar dokumentet për kandidaturën e zëvendës kryebashkiakut të qytetit Buluan, Esmael Mangudadatu për zgjedhjet e ardhshme të majit. Ndër viktimat gruaja e Esmaelit si edhe 17 gazetarë e përfaqësues të organizatave të ndryshme për të drejtat e njeriut. Deri tani policia dyshon tek familja e Ampatuan që është rivale politike e familjes Mangudadatu.
Në këto kushte presidentja e Filipineve Gloria Arrojo shpalli dje gjendjen e jashtëzakonshme në një pjesë të jugut të vendit.







All the contents on this site are copyrighted ©.