2009-11-23 16:33:33

Reforma sanitare në SHBA: ipeshkvijtë të pakënaqur me tekstin


(23.11.2009 RV)Senati amerikan miraton reformën e shëndetësisë, por Kisha Katolike mendon se teksti është një hap prapa atij të miratuar në Dhomën e Deputetëve. Në fakt, kthehet mbulimi i shpenzimeve të abortit nga shteti dhe mbeten jashtë asistencës shëndetësore emigrantët. Ipeshkvijtë deklarojnë se teksti nuk respekton impenjimet e marra nga presidenti amerikan Barak Obama. Është zvogëluar edhe shuma e parashikuar për reformën. Nëse Dhoma e Deputetëve caktontë 1200 miliard dollarë, Senati amerikan nuk arrin në 850 miliardë. Teksti lë jashtë asistencës shëndetësore 24 milion vetë, denoncojnë ipeshkvijtë, të cilët kërkojnë të hiqet pjesa ku parashikohet që emigrantët e rregullt të mos kenë asistencë shëndetësore shtetërore për 5 vjet dhe ku u ndalohet emigrantëve të parregullt të paguajnë asistencë private.







All the contents on this site are copyrighted ©.