2009-11-23 16:20:58

Presidenti Topi i gatshëm të ndërmjetësoi për zgjidhjen e ngërçit politik


(23.11.2009 RV)Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi reagoi sot për krizën politike në vend, duke u shprehur i gatshëm të negociojë për zgjidhjen e saj.
Presidenti Topi u pyet sot nga gazetarët rreth gatishmërisë së tij për të ndërhyrë në zgjidhjen e ngërçit politik që po kalon aktualisht vendi. "Unë kam atë gatishmëri që kam patur gjithmonë, vazhdoj ta kem, por çështja qëndron gjithmonë tek vullneti politik i partive politike", u shpreh Kreu i shtetit.
Presidenti i Republikës përmes deklaratave të mëparshme i ka kërkuar politikës që të gjejë kompromisin për zgjidhjen e situatës, së krijuar nga bojkoti i opozitës në parlament. Kjo e fundit nuk tërhiqet nga qëndrimet e saj duke qenë e bindur në kërkesën për hapjen e kutive të votimit dhe transparencën e plotë të procesit zgjedhor.







All the contents on this site are copyrighted ©.