2009-11-23 16:34:27

Presidenti iranian Ahmadinexhad në Amerikën Latine


(23.11.2009 RV)Fillon nga Brazili vizita e presidentit iranian në Amerikën Latine. Një udhëtim që ka shkaktuar shumë protesta në Rio de Zhaneiro, ku rreth një mijë vetë manifestuan kundër Mahmud Ahmadinexhadit. Në qendër të misionit të presidentit të Iranit, energjia bërthamore, politika ndërkombëtare dhe tregtia. Më pas, ai do të shkojë edhe në Bolivi e Venezuelë.
Në planin e brendshëm, regjistrohet grushti i rëndë i pushtetit në Teheran kundër opozitarëve, derisa në frontit ndërkombëtar Irani ka nisur “manovrat e mëdha ushtarake” për t’i treguar aftësinë e mbrojtjes të arsenalit të vet bërthamor nga sulmet e mundshme. Ushtrimet që “zgjasin pesë ditë” do të tregojnë aftësinë mbrojtëse të Republikës islamike e atë të “instalimeve jetike të Kombit”. Sipas gjeneralit Ahmad Mighani “manovrat do të mbulojnë 600.000 kilometra katror nga Bushehri, Farsi, Isfahani, Teherani e provincat perëndimore të Iranit.







All the contents on this site are copyrighted ©.