Kryedioqezës së Shkodrës i shtohet një meshtar i ri: don Gert Gjoni.
(23.11.2009 RV)Pikërisht në prag të solemnitetit të Krishtit Mbret, si shenjë
shprese, Kryedioqezës së Shkodrës i shtohet një meshtar i ri: Don Gert Gjoni. Prifti
i ri e nisi rrugën e meshtarisë shumë vjet më parë, në Fushë Krujë, ku sot kremtoi
Meshën e parë, ndërsa prindërit emigronin në Zvicrën e bukur. Por kjo nuk e bëri të
ndryshonte rrugë: mbeti në Shqipëri, u bë meshtar e tani, si vend misioni, zgjodhi
Bregun e Lumit në Dukagjin. Për më shumë- nga Shkodra na flet Jolanda Baba....