2009-11-23 16:20:46

Kardinali Toran në Indonezi ku do ketë 13 takime fetare e akademike me instancat islame të vendit


(23.11.2009 RV)Kardinali Zhan-Lui Toran, kryetar i Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar, nisi sot një udhëtim të rëndësishëm në Indonezi, me ftesën e ipeshkvijve vendas. Vizita, që do të zgjasë deri më 2 dhjetor, u organizua në bashkëpunim të ngushtë me nunciaturën. Sipas programit, parashikohen 13 takime fetare e akademike me instancat myslimane të vendit, si edhe çaste kremtimesh me bashkësinë katolike në Xhakartë, Denpasar (Bali), Makasar (Sulavesi-Celebes) e Xhokjakartë (Javë). Parashikohen edhe takime me autoritetet indoneziane: me presidentin, ministrin e jashtëm e ministrin për çështjet fetare. Kujtojmë se në Indonezi banon 22% e myslimanëve të botës.







All the contents on this site are copyrighted ©.