(20.11.2009 RV)Sot paradite Papa priti në audiencë, në Vatikan, presidentin
e Surinames, Runaldo Ronald Venetiaan, i cili më pas u takua edhe me kardinalin Tarçizio
Bertone, sekretar i Shtetit të Vatikanit dhe me kryeipeshkvin Dominik Mambertì, sekretar
për marrëdhëniet me shtetet. Gjatë bisedimeve, të përzemërta e miqësore – njofton
një komunikatë e Sallës së Shtypit të Vatikanit - u krijuan mundësitë për një shkëmbim
të frytshëm opinionesh mbi temat e situatës ndërkombëtare e zonale. Në mënyrë të posaçme
u fol për disa aspekte të aktualitetit në Suriname, duke u ndaluar tek masat që
po merr qeveria për mbrojtjen e ambientit e, natyrisht, edhe tek fushat e bashkëpunimit
të Kishës me Shtetin.