2009-11-20 18:00:29

BE emëron presidentin e parë dhe shefen për politikë të jashtme


(20.11.2009 RV)Binomi belg-britanik është udhëheqja e re e Bashkimit Evropian sipas Traktatit të Lisbonës. Në takimin e Brukselit kryetarët e shteteve e qeverive të 27 vendeve anëtare të BE-së zgjodhën kryeministrin kristiandemokrat të Belgjikës, Herman Van Rompuj President të parë të Këshillit të BE së, ndërsa Komisaren britanike për Tregtinë, Katerinë Ashton e zgjodhën Përfaqësuese të Lartë të re të BE-së për politikën e Jashtme. Francezi Pjer des Boisieu u zgjodh edhe për dy vjetët e ardhshme në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave të BE së. Kujtojmë se në dhjetor hyn në fuqi e marrëveshja reformuese e BE-së, e njohur si Marrëveshja e Lisbonës.







All the contents on this site are copyrighted ©.