2009-11-19 16:57:32

Përmet: vidhet Ikonostasi i vjetër në Kishën e Shën Marisë në fshatin Leusë


(19.11.2009 RV)Ikonostasi i vjetër prej druri i vendosur pas viteve 1900 në kishën e Shën Mërisë në fshatin Leusë, rreth 3 kilometra larg qytetit të Përmetit, është vjedhur në orët e para të ditës së sotme nga persona ende të paindetifikuar nga policia.
Burime zyrtare nga komisariati i policisë së Përmetit, pohuan për ATSH-në, se "policia është njoftuar mëngjesin e sotëm nga përgjegjësi i kishës, i cili sapo hapi portën kryesore konstatoi mungesën e ikonostasit.
"Sapo u njoftuam, në vendngjarje shkuan ekspertët e kriminalistikës së Drejtorisë së Policisë së qarkut të Gjirokastrës, që kanë grumbulluar prova materiale për të zbuluar autorët e këtji akti të shëmtuar", u shprehën burimet e mësipërme. Sipas tyre, keqbërësit kanë hyrë përmes portës kryesore të kishës, duke e shqyer me mjete të forta. Ky është rasti i që kjo kishë e vjetër vidhet nga keqbërësit.
Kisha e Shën Mërisë në Leusë ngrihet në një lartësi mbi luginën e lumit të Vjosës dhe është e dukshme nga larg, mes të qiparisave dhe gjelbërim të përhershëm. Duke ju referuar mbishkrimi të pikturuar mbi portën e hyrjes nga ana veriore, ikonostasi tregon se Kisha e Leusës ka përfunduar në vitin 1817.
Kisha është një ndërtim bazilikal me kupolë, me përmasa të brendshme 18.20 x 14.20 metra. Dy radhë kolonash e ndajnë atë në tre nefe, nga të cilët qendrori ka përmasa në plan dhe në hapësirë shumë të mëdha nga ato të nefeve anësore. Një sistem harqesh në të dy drejtimet lidhnin kolonat ndërmjet tyre dhe me muret perimetrave, duke krijuar bërthama katrore në nefet anësore dhe drejtkëndëshe në nefin qendror.
Në pjesën qendrore ngrihet kupola mbi një tambur të lartë mbi 10 metra, ku në çiftin lindor të tyre ishte mbështetur ikonostasi luksoz (i grabitur sot), stolisur me gdhendje të thella deri në 7 cm, të cilat së bashku konsiderohen si kryevepra të arteve të aplikuara.
Fshati Leusë ndodhet në jug të qytetit të Përmetit, rreth 2 km. Aktualisht në këtë fshat jetojnë 45 familje. Gjatë viteve të tranzicionin shumë banorë kanë emigruar, kryesisht në Greqi.
nga ATSH-ja







All the contents on this site are copyrighted ©.