2009-11-19 17:46:12

Përfundon pa rezultate misioni diplomatik i Obamës në Azi


(19.11.2009 RV)Barak Obama, “i pari president Paqësor” siç ka dashur të paraqitet nga çasti i parë që shkel në Azi, e përfundon në Korenë e Jugut “misionin që u dallua për mungesë të rezultateve konkrete por historia personale e presidentit doli në pah, madje në plan të parë”. Kështu Uashington Post e përshkruan misionin aziatik të Obamës duke kritikuar etapën e tij në Kinë dhe synimet e presidentit tashmë të njohura “biography as diplomacy” “biografia si diplomaci”: me fjalë tjera bërjen e publikut për veti, edhe atë të jug lindjes së Azisë përmes përdorimit të biografisë së tij e jo përmes ndërmarrjeve e veprime reale e aktuale diplomatike. Sipas kësaj të përditshme, misioni i gjatë i Obamës në Azi ka dështuar. “Obama kthehen në shtëpi pa asnjë kthesë e asnjë provë që dëshmon për krijimin e lidhjeve personale me liderët rajonal”.

Gjithsesi, Presidenti amerikan, Barack Obama, ka paralajmëruar se me 8 dhjetor do të dërgojë një diplomat të lartë për bisedime të drejtpërdrejta me qeverinë e Koresë së Veriut, me qëllim të përparimit të negociatave për programin kontestues bërthamor të këtij vendi. Bisedimet duhet të hapin rrugën për vazhdimin e negociatave gjashtëpalëshe, theksoi Obama pas takimit në Seul me presidentin e Koresë së Jugut, Li Mjung Bak. Obama lavdëroi rritjen ekonomike në këtë vend, e cila ka bërë që Koreja e Jugut të bëhet një prej faktorëve të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare. Koreja e Jugut është stacioni i fundit në vizitën nëntëditore të Presidentit amerikan në Azi.







All the contents on this site are copyrighted ©.