2009-11-19 15:50:33

Nisi në Vatikan konferenca ndërkombëtare për personat e shurdhër dhe rolin e tyre në Kishë.


(19.11.2009 RV)RealAudioMP3 U hap sot paradite në Vatikan konferenca ndërkombëtare e Këshillit Papnor për Baritorinë e Veprimtarëve Shëndetësorë me titull: “Effatà. Të shurdhërit në jetën e Kishës.” Pjesëmarrësit janë më shumë se 500 dhe vijnë nga 67 vende. Konferenca u hap me fjalimin e kryeipeshkvit Zikmunt Zimovski. Ta dëgjojmë si u shpreh ai në mikrofonin e radios sonë:

Përgjigje: Do te diskutojmë mbi problemin e parandalimit dhe të mjekimit të shurdhësisë, duke treguar shkaqet kryesore dhe çështjet që kanë të bëjnë me ndihmat e mundshme siç janë aparatet akustike, të jashtme dhe të brendshme. Kaq përsa i përket këndvështrimit mjekësor. Por gjithashtu ne dëshirojmë të vëmë në pah edhe përmasën fetare, dmth kujdesin baritor të shurdhmemecëve në gjirin e Kishës. Në paraqitjen e programit kemi thënë se fjalimet që do të mbahen në sallë do të shqyrtojnë anën sociologjike, psikologjike, mjekësore, familjare e mbi të gjitha, edhe atë baritore. Është një rast i mirë ky për të parë edhe përvojat e fituara në fusha të ndryshme dhe për të ravijëzuar elementet e suksesit dhe rrugët e shtigjet e dobishme për integrimin e të gjithë atyre që vuajnë nga kjo sëmundje.







All the contents on this site are copyrighted ©.