2009-11-19 17:11:44

Kryetari i Kishës Ortodokse serbe patriku Pavle u varros sot në manastirin e Shën Mihillit Kryengjëll në Rakovicë.


(19.11.2009 RV)Mbi 100 mijë persona sot në Beograd morën pjesë në ceremoninë e salikimit të Patrikut ortodoks Pavle, udhëheqësit shpirtëror të të krishterëve ortodoks serbë, i cili vdiq të dielën e kaluar në moshën 95 vjeçare.
Pas Liturgjisë së Shenjtë, kremtuar nga Patriku ekumenik i Kostandinopojës Bartolomeu I në bashkëkremtim me anëtarët e Sinodit të Shenjtë të Serbisë kremtuar në katedralen e Shën Mihillit Kryengjëll, trupi i pajetë i Patrikut Pavle u bartë në procesion, shoqëruar nga shumë delegacione shtetërore e fetare, drejt sheshit Terazije e në mbarim të ceremonisë përkujtimore - drejt Tempullit të Shën Savës për kremtimin e ceremonisë së varrimit. Pranë Patrikut Bartolomeut I, ishte mitropoliti serb Amfilohije, i cili e kujtoi figurën e patrikut Pavle, i cili u varros në manastirin Rakovica në Beograd.
Të pranishëm në ceremoni presidenti serb Boris Tadiç, kryeministri Mirko Cvetkoviç, ministrat e qeverisë së tij, kryebashkiaku i Beogradit Dragan Dilash, presidenti i parlamentit Slavica Dukiç-Dejanoviç. Ndër pjesëmarrësit kujtojmë delegacionin e Vatikanit të udhëhequr nga dekani i kolegjit kardinalor, hirësia e tij Angjelo Sodano, presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviç, presidenti i Maqedonisë Gjorgje Ivanov e të tjerë.







All the contents on this site are copyrighted ©.