2009-11-19 15:54:04

Imzot Marketo në Moskë për Konferencën e parë ndërkombëtare mbi sigurinë rrugore.


(19.11.2009 RV)Sot dhe nesër në Moskë zhvillohen punimet e Konferencës së parë ndërkombëtare globale mbi sigurinë rrugore. Në këtë ngjarje merr pjesë edhe, sekretari i Këshillit Papnor për Baritorinë e Emigrantëve dhe të Endacakëve, kryeipeshkvi imzot Agostino Marketo. Në fjalimin e tij prelati kujtoi se “Kisha Katolike e sheh mobilizimin, në rend të parë e kryesisht, si një zhvillim pozitiv për njerëzimin.
Në të gjitha format dhe aspektet e tij, mobilizimi është karakteristikë e jetës njerëzore dhe e zhvillimit kulturor, që janë për natyrën e tyre, të pandashme nga zhvillimi ekonomik.
Pa infrastrukturën themelore të transportit bashkëkohor e sistemeve përkatëse - vrejti imzot Marketo - shumë njerëz nuk do të ishin në gjendje të gjenin punë të përshtatshme e të gëzonin, mes tjerash, shërbimet themelore në fushën shëndetësore, shoqërore e kulturore. Mobilizimi pra ka edhe një funksion të rëndësishëm shoqëror e tregtar”, sepse “krijon një lidhje njerëzore mes personave e kulturave dhe favorizon bashkëveprimin e dialogun njerëzor”, tha imzot Marketo.







All the contents on this site are copyrighted ©.