2009-11-18 16:20:06

Shqipëria zë vendin e parafundit në listën e korrupsionit


(18.11.2009 RV)Organizata ndërkombëtare e luftës kundër korrupsionit “Transparency International” bëri të ditur dje treguesin e perceptimit të korrupsionit për vitin 2009. Shqipëria renditet në vendin e 95-të, me koeficient 3.2, dhjetë vende më poshtë në krahasim me vitin e kaluar. Sipas raportit, ajo lë pas vetëm Bonsjë-Hercegovinën, duke zënë kështu vendin e parafundit në listë.
Reagoi sot ambasadori i Komisionit Evropian në Tiranë, Helmut Lohan sëbashku me gjashtë ambasadorë të tjerë të Bashkimit Evropian, për të cilët, ky është lajm shumë i keq për Shqipërinë. Ata kërkuan marrjen e masave urgjente për të ndryshuar gjendjen.







All the contents on this site are copyrighted ©.