(18.11.2009 RV)Sot, në përfundim të audiencës së përgjithshme, Benedikti XVI
priti kryeministren e Republikës Popullore të Bangladeshit, zonjën Sheikh Hasina,
e cila u takua edhe me kardinalin Tarçizio Bertone, sekretar i Shtetit të Vatikanit
dhe me kryeipeshkvin Dominik Mambertì, sekretar për marrëdhëniet me shtetet. “Gjatë
bisedimeve – njofton Salla e Shtypit e Vatikanit – u shkëmbyen mendime mbi situatën
e sotme në Bangladesh, mbi sfidat kryesore, që e presin vendin e mbi përpjekjet për
të ndërtuar një shoqëri, që respekton gjithnjë më shumë të drejtat njerëzore të të
gjithë qytetarëve. U fol edhe për kontributin pozitiv të Kishës katolike në promovimin
e njeriut e në jetën shoqërore të vendit, përmes veprimtarive të saj edukative, shëndetësore
e asistenciale.