2009-11-18 16:19:27

FAO: hidhërimi i Diuf krejtësisht të pakënaqur kundër të mëdhenjve “kurrfarë impenjimi”


(18.11.2009 RV)Organizatat jo qeveritare, që ndoqën me vëmendje mbledhjen e FAO-s për sigurinë ushqimore, e cila përfundoi sot në Romë, janë krejtësisht të pakënaqura nga rezultati. Dy prej tyre, Oxfam dhe Ucodep kanë denoncuar se përgjigjia e qeverive të mbledhura në Fao kundër urisë është e pamjaftueshme. Mungesa pothuaj e plotë e krerëve të vendeve të pasura, theksojnë, bëri që të humbasë besimi në këtë takim, i cili ka arritur vetëm pak rezultate. Ndër to është reforma e Komitetit për sigurinë ushqimore, por asgjë mbi koordinimin e ndihmave, caktimin e fondeve, hartimin e planeve të veçanta për situata të veçanta, gjetjen e burimeve financiare për luftën kundër ndryshimit të klimës dhe për bujqësinë. Sidomos në këtë pikën e fundit, mbledhja dështoi plotësisht, përfundojnë organizatat jo qeveritare, të cilat i japin edhe notë takimit: dysh.
Por ç’mund të bëhet për të zhdukur urinë, sidomos në Afrikë? Përgjigjet kryeipeshkvi i Durbanit, kardinali jugafrikan Uilfrid Foks Napier:
R. – I think there are some emergency situations...
Mendoj se ka gjendje emergjence ku nuk ka zgjidhje tjetër përveçse ushtrimit të bamirësisë, për të shpërndarë çka është e nevojshme. Natyrisht ka zgjidhje afatgjata. Nëse shohim vendet që vuajnë më shumë nga uria, vërejmë se shumica e tyre janë të paqëndrueshme politikisht. Le të bëjmë pyetjen: pse lejohet kjo paqëndrueshmëri politike? Për shembull, në rajonin lindor të Republikës Demokratike të Kongos, zonë shumë e pasur e pjellore, ka njerëz që vdesin nga uria për shkak të një konflikti, që duket sikur s’do të mbarojë kurrë. Përgjigjia e pyetjes sonë është se në këtë mënyrë, burimet minerare të kësaj zone të Afrikës mund të shfrytëzohen, pa lënë që të përfitojë popullsia lokale. Zona të tjera të uritura janë për shembull, disa rajone të Kenias e të Tanzanisë që kalojnë nga një thatësirë tek tjetra e kanë nevojë për ndërhyrje emergjence. Atëherë, për ta ndihmuar me të vërtetë Afrikën, bashkësia ndërkombëtare duhet ta furnizojë me ujë. Dhënia e farave dhe e prodhimeve gjenetikisht të modifikuara, ose gjëra të ngjashme me to, mund të jetë një zgjidhje, por nëse do të kishin ujë vazhdimisht, afrikanët do të mund të zhvillonin një bujqësi të përshtatshme për kushtet e tyre. E me ujin, njerëzit do të ishin në gjendje të ushqeheshin shumë më mirë se tani.







All the contents on this site are copyrighted ©.