2009-11-18 19:05:48

Delegacioni i Vatikanit në Beograd për salikimet e Patrikut Pavle


(18.11.2009 RV)Nesër paradite në Katedralen e shën Savës, në Beograd, do të kremtohen salikimet e Patrikut Pavle, kreut të Kishës Ortodokse Serbe. Në emër të Papës Benediktit XVI, do të marrë pjesë kardinali Angjelo Sodano, dekan i Kolegjit kardinalor, që udhëheq një Delegacion të Selisë së Shenjtë. Hirësia e tij Sodano është prurës i mesazhit të ngushëllimit të Benediktit XVI drejtuar kryepeshkopit Amfilohije, mitropolitit të Malit të Zi e Locum Tenens i Fronit të Patriarkanës së Kishës Ortodokse Serbe. Në mesazhin papnor, kujtohet “dëshmia e fesë dhe e qëndresa shpirtërore” e Patrikut Pavle “edhe në çastet veçanërisht të vështira, të shënuara nga konfliktet e luftërat”.







All the contents on this site are copyrighted ©.