2009-11-17 17:29:46

Pranohet aplikimi i Shqipërisë për statusin kandidat në BE


(17.11.2009 RV)Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian pranuan zyrtarisht aplikimin e Shqipërisë për statusin kandidat.
Ne konferencën kryesore për shtyp në mbrëmje, në përfundim të mbledhjes, Këshilli do t'i kërkojë komisionit të përgatisë opinionin mbi gatishmërinë e vendit për të fituar statusin kandidat në BE dhe hapjen e negociatave për anëtarësim.

Shqipëria aplikoi në 28 prill 2009. Nga momenti që Komisioni do të dërgojë pyetësorin qindrafaqesh ndaj autoriteteve shqiptare, përllogariten afro 18 muaj deri ne publikimin e opinionit te Komisionit.

Teknikisht komisioni vlerëson se i nevojiten 12 muaj, pas marrjes së përgjigjeve nga Tirana zyrtare që të vlerësojë nëse Shqipëria është ose jo në gjendje për të kaluar në fazën tjetër të procesit integrues në Bashkimin Evropian.







All the contents on this site are copyrighted ©.