2009-11-17 18:40:19

Delegati i Konferencës Ipeshkvnore Katolike të Shqipërisë, imzot Lucjan Avgustini, ipeshkëv i Sapës, flet mbi Internetin dhe Kishën.


(17.11.2009 RV)Të dielën e kaluar përfunduan në Vatikan punimet e Mbledhjes Plenare të Komisionit ipeshkvnor të Evropës për Mediat. Tema e kësaj mbledhje ishte “Kultura e internetit dhe komunikimi i Kishës”. Për katër ditë me radhë delegatët e konferencave Ipeshvknore të Evropës janë shoqëruar e kanë disktukuar me ekspertë të fushave të ndryshme të Internetit mbi praninë e Kishës në Web, mbi ndryshimet në zhvillim e sipër, mbi ndikimin që shkakton ndëraktiviteti i kulturës së internetit me zhvillimin e fesë në jetën shpirtërore. Asambleja analizoi modalitetet me të cilat të rinjtë përdorin Internetin e në mënyrë të veçantë atë të “web generation” dhe komunikimin e vlerave shpirtërore. Në këtë Asamble mori pjesë edhe delegati i Konfrencës Ipeshkvnore Katol.ike të Shqipërisë, imzot Lucjan Avgustini, ipeshkëv i Sapës, i cili në mikrofonin e Radio Vartikanit shpreh vlerësimin e tij mbi Internetin dhe Kishën, ta dëgjojmë....RealAudioMP3








All the contents on this site are copyrighted ©.