2009-11-17 17:29:08

Botohen katër vëllime kushtuar Kapelës Sikstinë, në Vatikan.


(17.11.2009 RV)Një seri prej katër vëllimesh kushtuar veprës së madhe figurative të kupolës së Kapelës Sikstinë, pas restaurimit. Bëhet fjalë për katër vëllime në të cilat Fjala e Biblës është shndërruar në afreske sipas rendit të librit të Zanafillës transmetuar nëpërmjet forcës shprehëse të artit të Mikelanxhelos. Pikërisht këto afreske janë riprodhuar në format të madh në këto katër vëllime. Ato quhen “Fjala e Pikturuar. Bibla në Kapelën Sikstine.”, dhe janë botuar nga gazeta “Il Sole 24 ore” në bashkëpunim me shtëpinë botuese vatikanase. Botimi i ri do të paraqitet nesër pranë Muzeumeve të Vatikanit.
Analiza dhe interpretimi i veprave figurative në fjalë tregon se sa shumë i është përmbajtur Mikelanxhelo Fjalës së Zotit, gjë që këtu del në pah nëpërmjet krahasimit të Fjalës së Hyjit dhe vetë afreskeve të artistit të madh italian.







All the contents on this site are copyrighted ©.