2009-11-16 16:06:29

Vizita e 5-të e një Papë në selinë e Organizatës Botëroretë Kombeve të Bashkuara mbi sigurimin Ushqimor, FAO.s në Romë


(16.11.2009 RV)Sot Ati i Shenjtë Benedikti XVI vizitoi selinë e Organizatës Botëroretë Kombeve të Bashkuara mbi sigurimin Ushqimor, F.A.O., që gjendet në Romë, me rastin e Konferencës së 36-të të nivelit të lartë botëror mbi sigurinë ushqimore. Vizita e Benediktit XVI në selinë e FAO-s është vizita e 5-të e një Pape pranë kësaj organizate botërore.
Po kujtojmë vizitën e parë të Papës Palit VI me 16 nëntor 1970 me rastin e 25 vjetorit të themelimit të organizatës. Pastaj vizitën e Papës Gjon Palit II me 12 nëntor 1979 me rastin e Konferencës së 20-të të kësaj organizate. Gjithnjë Papa Wojtila do ta vizitonte FAO-n përsëri me datën 5 dhjetor 1992 me rastin e Konferencës ndërkombëtare mbi ushqimin dhe me datën 13 nëntor 1996 me rastin e Samitit botëror mbi ushqimin.







All the contents on this site are copyrighted ©.