2009-11-16 17:38:41

Papa plenares së Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve: Ta bëjmë të dukshme fytyrën e vërtetët të Krishtit, Shëlbuesit të vetëm të botës.


(16.11.2009 RV)Detyra baritore e dorës së parë është të tregojmë fytyrën e vërtetë të Krishtit, Zotit të historisë e Shëlbuesit të vetëm të botës”. Kështu shkruan Benedikti XVI në mesazhin drejtuar Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve , me rastin e mbledhjes së saj plenare, që u hap sot në Romë, pranë Universitetit Papnor Urbanian, me temë “Shën Pali dhe areopaget e reja”.
Në mesazhin e Papës kujtohet porosia e Palit VI: “Nuk është fjala vetëm për kumtimin e Ungjillit, por edhe për t’i prekur e gati-gati për t’i shkundur, përmes forcës së Ungjillit, kriteret e gjykimit, vlerat vendimtare, pikat e interesave, vijat e mendimit, burimet frymëzuese e modelet e jetesës së njerëzimit, që janë në kundërshtim me Fjalën e Zotit e me planin e shëlbimit”.







All the contents on this site are copyrighted ©.