Një ftesë për të shpresuar: letër e kardinalit Bertone drejtuar meshtarëve të Kishës
në Kinë, me rastin e Vitit Meshtarak.
(16.11.2009 RV)Të vijohet ecja në rrugën e pajtimit brenda bashkësisë katolike
dhe e dialogut me autoritetet civile: për këtë i nxit kardinali Tarçizo Bertone, Sekretar
i Shtetit të Vatikanit, meshtarët e Kishës katolike në Republikën popullore kineze.
Në një letër, që ua drejton me rastin e Vitit Meshtarak, Hirësia e Tij i fton meshtarët
kinezë të ndjekin shembullin e Famullitarit shenjt të Arsit, që diti të dialogojë
me të gjithë, sepse ishte njeri i lutjes”.