(16.11.2009 RV)Vazhdojmë me lajme nga Shqipëria. Numri i të prekurve nga gripi
i derrit, apo A/H1N1 ka arritur në 96. Sipas të dhënave të ministrisë, ditët e fundit
numri është rritur me 3 persona në ditë. Pacientët trajtohen në spitalin infektiv
dhe deri tani, vetëm njëri është shtruar në sanatorium me probleme në frymëmarrje.
Pavarësisht nga shtimi i rasteve, Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se nuk ka
ardhur koha për masa të skajshme siç janë mbyllja e kopshteve dhe e shkollave.