2009-11-13 17:46:24

Sulme të reja në Afganistan e në Pakistan: 12 viktima në Peshauar


(13.11.2009 RV)Ditë e përgjakshme për Afganistanin e Pakistanin. Dy atentate të talebanëve goditën një bazë të NATO-s në Kabul e një zyrë të sigurimit ushtarak pakistanez në Peshauar. Në Kabul u plagosën katër ushtarë të kontingjentit ndërkombëtar e katër civilë afganë, por dëmet më të rënda qenë në Peshauar. Shpërthimi shkaktoi vdekjen e 12 vetëve dhe plagosjen e 35 të tjerëve.
Dje, presidenti amerikan Barak Obama, në përfundim të këshillit të luftës, bëri të ditur se do të rrisë numrin e trupave amerikane në Afganistan, vetëm nëse presidenti Karzai do të tregojë me vepra se lufton korrupsionin e vetëm nëse do të marrë në dorë kontrollin e territorit brenda një kohe të arsyeshme.







All the contents on this site are copyrighted ©.