2009-11-13 18:08:54

Në audiencë te Papa, kryeministri i Hungarisë, Gordon Bajnai


(13.11.2009 RV)Ngjarjet e aktualitetit ndërkombëtar, posaçërisht pasojat e krizës ekonomike, ishin në qendër të vëmendjes në audiencën e Benediktit XVI me kryeministrin e Republikës hungareze, Gordon Bajnai. Gjatë bisedimeve të përzemërta – njofton një notë e Sallës vatikanase të Shtypit - u fol për thellimin e marrëdhënieve reciproke, pas Marrëveshjeve dypalëshe, nënshkruar vitet e kaluara. Veç tjerash – vijon komunikata – u prekën disa çështje që kanë të bëjnë me marrëdhëniet ndërmjet bashkësisë kishtare e asaj civile dhe u nënvizua rëndësia që ka vijimi i ecjes në rrugën e dialogut, përmes organizmave përkatëse. Pati – përfundon nota – edhe një shkëmbim opinionesh për temat e aktualitetit ndërkombëtar, ndërmjet të cilave, edhe kriza financiare, parë në dritën e Enciklikës ‘Caritas in Veritate”. U kujtua edhe presidenca hungareze në Bashkimin Evropian, në gjashtëmujorin e parë të 2011-tës.
Në përfundim të audiencës me Papën, kryeministri hungarez bisedoi me kardinalin sekretar të Shtetit, Tarçizo Bertone dhe me imzot Dominik Mambertì, sekretar për marrëdhëniet me shtetet.







All the contents on this site are copyrighted ©.