Nuk do të bëhen zgjedhjet palestineze në vitin 2010
(13.11.2009 RV)Shuhet shpresa e palestinezëve për të bërë zgjedhjet legjislative
e presidenciale më 24 janar 2010. Shtyrja deri në një kohë të pacaktuar, u vendos
nga Komisioni që merret me përgatitjen e votimeve. Arsyeja është pamundësia për të
garantuar pjesëmarrjen në votime të zgjedhësve të Rripit të Gazës, nën kontrollin
e Hamasit.