2009-11-13 17:44:21

Kardinali Bertone kujtoi, në Monteçitorio, vizitën historike të Gjon Palit II në parlamentin italian, më 14 nëntor 2002


(13.11.2009 RV)Dhoma italiane e deputetëve kremtoi dje shtatëvjetorin e vizitës historike të Gjon Palit II në Parlamentin e vendit, më 14 nëntor 2002. I pranishëm me ftesën e kryetarit të Dhomës, Xhanfranko Fini – me të cilin zhvilloi një bisedim privat, që zgjati një gjysëm ore – kardinali Tarçizio Bertone, sekretar i Shtetit të Vatikanit, e kujtoi vizitën papnore, duke prekur disa tema shoqërore dhe etike, përballuar nga Papa Vojtila: nga mbrojtja e jetës, tek liria e shkollimit; nga kujdesi për familjen, tek parimi i laicitetit të Shtetit.
Gjon Palin II e kujtoi me fjalët: “Dëshmitar i vuajtjes, dashuronjës i së vërtetës, edukator i të rinjve e, mbi të gjitha, njeri i lutjes. Nga çdo gjest, me të cilin i priu Kishës për më se 25-vjet, buronte lidhja e ngushtë me Zotin”.








All the contents on this site are copyrighted ©.