2009-11-12 16:40:54

Veprimtaria e deritashme e Obamës - zhgënjim bashkë me optimizëm.


(12.11.2009 RV)“Bashkë me zhgënjim ka edhe optimizëm për sukseset e pjesshme të presidentit Obama, si për shembull beteja për shëndetin publik”. Kështu e vlerëson punën e deritanshme të presidentit Barak Obama, Qendra e Studimeve Strategjike me seli në Romë. Sidoqoftë ka ankth të madh për vendimet që lidhen me politikën e jashtme. Përsa i përket Iranit Obama po vazhdon dialogun, por nuk ka rezultate konkrete përderisa Teherani vijon pasurimin e uraniumit. Ndërsa vëmendja më e madhe është përqendruar tek Afganistani. Po qe se Obama vendos shtimin e trupave atëherë kjo do të thotë më shumë impenjim edhe për të gjithë aleatët.







All the contents on this site are copyrighted ©.