2009-11-12 15:29:33

Përfunduan ne Vatikan punimet e Kongresit të VI Botëror të Baritorisë për Emigracionin


(11.11.2009 RV)Përfunduan sot punimet e Kongresit të VI Botëror të Baritorisë për Emigrantët e Refugjatët që u mbajt këtë javë në Vatikan mbi temën: “Një përgjigje baritore ndaj fenomenit të emigracionit në epokën e globalizimit”. Emigracioni është fenomen që prek të gjitha Vendet e botës, mjafton të theksojmë se janë 214 milionë njerëz që lëvizin prej në vendi në një vend tjetër.
“Sot duhet të kapërcejmë friken që lind nga emigracioni shikuar si diçka e panjohur, e shpesh duke e reduktuar si çështje e rendit publik që duket rregulluar me shtypje”, kështu pohoi presidenti i Këshillit Papnor për Baritorinë e emigrantëve e të endacakëve, imzot Antonio Vejň. “Shoqëritë e ardhshme do të jenë shumetnike, dhe kjo është një e mirë, sepse është më mirë të kemi një botë të globalizuar se një botë të getizuar ( mbyllur)”, u tha mes tjerash në këtë kongres në të cilin morën pjesë kardinaj, ipeshkvij, meshtarë, rregulltare, laikë të impenjuar në këtë fushë e përfaqësues të Këshillit Ekumenik të Kishave, të Patriarkanës Ekumenike, të Bashkësisë Anglikane Federatës Botërore Luterane, si dhe të Organizatave Ndërkombëtare, Lëvizjeve kishtare e shoqatave të ndryshme.
Ndër kryeipeshkvijtë pjesëmarrës të këtij Kongresi Botëror kushtuar emigracionit, ishte edhe kryeipeshkvi shqiptar i Tivarit nga Mali i Zi, imzot Zef Gashi. Ta dëgjojmë mendimin e tij mbi këtë kongres....RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.