2009-11-12 16:40:27

Primati anglikan në Vatikan për kardinalin Vilebrands


(12.11.2009 RV)Më 19 nëntor do të mbahet në Romë një Kolokium mbi figurën e kardinalit Johanes Vilebrands, me rastin e 100-vjetorit të lindjes. Do të marrë pjesë edhe kryeipeshkvi i Kanterburit, Rouan Uilliams, primat i Bashkimit Anglikan. Takimi është organizuar nga Këshilli Papnor për bashkimin e të krishterëve, pasardhës i impenjimit të shquar të kardinalit Vilebrands në fushën e ekumenizmit.







All the contents on this site are copyrighted ©.