2009-11-12 15:28:59

Parlamenti Evropian miraton rezolutën për heqjen e vizave për Maqedoni, Serbi e Malin të Zi


(12.11.2009 RV)Parlamenti Evropian me anë të një rezolute ka rekomanduar heqjen e vizave për Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi që nga 19 dhjetori, në vend të 1 janarit 2010 siç propozonte Komisioni Evropian. Raportuesja e Parlamentit evropian për liberalizimin e vizave, eurodeputetja sllovene Tanja Fajon shprehu kënaqësi për shkak të heqjes së shpejtë të vizave për tri vendet, qytetarët e të cilëve, siç theksoi, deri tani ishin izoluar dhe me të drejta më të kufizuara. Kjo rezolutë e Parlamenti Evropian është konsultative dhe ka vlerën e rekomandimit politik, që do të thotë se nuk është e detyrueshme.







All the contents on this site are copyrighted ©.