2009-11-12 16:39:04

Nga Facebook në Youtube: ipeshkvijtë evropianë në Vatikan për t’u konfrontuar mbi mundësitë e internetit në baritorinë e përditshme


(12.11.2009 RV)RealAudioMP3 “Kultura e internetit dhe komunikimi në Kishë”: kjo është tema e Asamblesë së përgjithshme të Komisionit Ipeshkvnor evropian për Mediat, që filloi sot pasdite në Vatikan, për të përfunduar të dielën, më 15 nëntor.
Ndër argumentat që do të trajtohen gjatë këtyre ditëve janë: pasojat e ekzistencës së internetit për misionin e Kishës, si ka hyrë rrjeti i internetit në baritorinë e përditshme të dioqezave dhe famullive të botës e në ç’mënyrë Kisha ia përshtat mesazhin e krishterë kulturës aktuale interaktive. Për Konferencën Ipeshkvnore të Shqipërisë, është i pranishëm në takim, ipeshkvi i Sapës, imzot Lucian Avgustini.
Ipeshkvijtë do të konfrontohen me ekspertët e internetit, që punojnë për Facebook, Google-Youtube dhe Vikipedia. Nuk do të mungojë edhe diskutimi mbi piraterinë informatike, përmes dëshmisë së një të riu haker zviceran dhe të një përgjegjësi të Interpolit për luftën kundër kriminalitetit në internet.







All the contents on this site are copyrighted ©.