2009-11-12 15:29:43

Hapen punimet e Asamblesë Plenare të Këshillit Papnor Cor Unum mbi formimin e operatorve të bamirësisë


(11.11.2209 RV)U hapen sot në Romë punimet e Asamblesë së 28-të Plenare të Këshillit Papnor Cor Unum, dikasterit të Vatikanit që promovon katekizmin e dashurisë e të bamirësisë dhe shpërndan ndihmat e Papës të varfërve në mbarë botën. Në këtë Asamble marrin pjesë anëtarët e Këshillit Papnor, të kryesuar nga kardinali Paul Cordes, disa kardinaj e ipeshkvij të ardhur nga mbarë bota si dhe përfaqësues të disa organizmave bamirëse të Kishës katolike si Catholic Service, Catholic Charity i SHBA-së, Ndihmë Kishës që vuan, Renovabis, Manos Unidas, e të tjerë.
Tema e kësaj mbledhje është “Rruga e formimit për Operatorët e bamirësisë”. Kujtojmë se vitin e kaluar, tema e Asamblesë Plenare ishte formimi, ndërsa sivjet shkohet drejt saktësimit të formimit, duke identifikuar disa elemente të rëndësishme që shërbejnë për “formimin e zemrës” së atyre personave që punojnë në organizma e shoqata bamirëse. Kjo është ndër pikat parësore që ka kjo Asamble duke u frymëzuar nga enciklika e Papës “Deus caritas est” - “Zoti është dashuri”.







All the contents on this site are copyrighted ©.