Dy Koretë: Veriu kërcënon Jugun se do ta paguajë shkëmbimin e zjarrin ndërmjet luftanijeve.
(12.11.2009 RV)Korea e Veriut po kërcënon atë të Jugut se do ta paguajë incidentin
me luftanijen koreanoveriore. Sipas Pjongiangut, motovedeta koreanojugore qëlloi luftanijen
koreanoveriore ndërsa kjo e fundit po kthehej në ujrat territoriale. Javën që shkoi
pati disa bisedime ndërmjet funksionarëve të dy shteteve për të organizuar një takim
niveli të lartë, takime këto që nuk dhanë asnjë fryt e që tani, pas këtij incidenti,
janë bërë edhe më të vështira.