2009-11-11 19:08:24

Raporti i Fao-s:tepër i lartë çmimi i ushqimit në Vendet e varfra


(11.11.2009 RV)Drejtori i përgjithshëm i FAO-s kërkon grevë botërore urie për të drejtën e ushqimit. Konferencë shtypi e drejtorit të përgjithshëm të FAO-s, Zhak Diëf, sot paradite në Romë, vetëm pesë ditë para nisjes së mbledhjes botërore mbi ushqimin, e cila do të hapet më 16 nëntor e do të zgjasë tri ditë.
“Uria mund të zhduket”, tha Zhak Diëf, duke i ftuar gazetarët ta ndjekin me vëmendje mbledhjen, e cila hapet me një dështim. Në fakt, të varfërit në botë nuk janë pakësuar, siç parashikohej ndër objektivat e Mijëvjeçarit të Tretë, për të cilat numri i të uriturve duhej të zvogëlohej nga 800 në 400 milion, brenda vitit 2015. Por në vitin 2009, numri i tyre jo vetëm që nuk është zvogëluar, por ka arritur shifrën marramendëse prej 1 miliard e 200 mijë. Pra, një ndër 6 banorë të tokës vuan nga uria e çdo 6 sekonda vdes një fëmijë.
Nuk është vetëm problem moral, është kërcënim për paqen e sigurinë. Krerët botërorë nuk mund t’ia lejojnë vetes të dështojnë sërish, nënvizoi kreu i Organizatës për Ushqimin dhe Bujqësinë. Për të dalë nga situata, sipas Zhak Diëf, 17% e ndihmave për zhvillim, pra 44 miliardë dollarë në vit, duhet të shkojnë për bujqësinë. E së fundi, ai kërkoi nga të gjithë një ditë greve urie në shenjë solidariteti. Vetë Zhak Diëf do të bëjë këtë të shtunën.







All the contents on this site are copyrighted ©.