2009-11-11 19:08:38

Obama kujton viktimat e Fort Hud


(11.11.2009 RV)“Asnjë fe nuk i justifikon këto akte vrasëse”: kështu foli dje presidenti amerikan, Barak Obama, në bazën ushtarake Fort Hud në Teksas, ku përkujtoi 13 viktimat e tragjedisë së të enjtes së kaluar. Vrasja e tyre, pa ndonjë motiv të dukshëm, u krye nga një psikiatër ushtarak me origjinë jordaneze, i cili ishte kundër luftës në Irak. Mëse 10 mijë vetë ishin të pranishëm në ceremoni.







All the contents on this site are copyrighted ©.