Gjatë fushatës në Deçan sulmohet kryeministri kosovar Thaçi
(11.11.2009 RV)Kryeministri i Kosovës dhe lideri i Partisë Demokratike të Kosovës,
Hashim Thaçi, është sulmuar sot në Deçan. Porsa ai ka përfunduar fushatën në këtë
komunë, e cila aktualisht udhëhiqet nga AAK, eskorta e liderit të PDK-së është gjuajtur
me gurë nga persona të panjohur. Rojet e kryeministrit janë treguar të gatshme
për ta mbrojtur liderin e PDK-së , ndërkohë që burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të
ditur se ka pasur edhe të shtëna armësh.Eskorta e kryeministri para pak kohe është
nisur në drejtim të Prishtinës, njofton Telegrafi