2009-11-11 19:01:29

Franca dhe Mbretëria e Bashkuar bashkohen me Selinë e Shenjtë për një traktat mbi tregtinë e armëve.


(11.11.2009 RV)Franca dhe Mbretëria e Bashkuar bashkëpunojnë me Selinë e Shenjtë në impenjimin për një traktat, që kufizon tregtinë e armëve në nivel global. Në një artikull, botuar dje nga ‘Osservatore Romano’, ministri francez i punëve të jashtme, Bernard Kushner dhe ai britanik, David Miliband, nënvizojnë se, posaçërisht në vendet e varfëra, armët ushqejnë konfliktet, shpërbëjnë shoqërinë dhe i pengojnë familjet të shpëtojnë nga varfëria.
Prandaj është detyrë urgjente morale të përballohet ky problem, që ka dalë jashtë kontrollit:
përhapja e pakontrolluar e armëve, të cilat shpesh nisen nga tregje të paligjshme, për të shaktuar, në vendet e varfëra, ditë për ditë, vdekjen e më se një mijë njerëzve të pambrojtur.







All the contents on this site are copyrighted ©.