(11.11.2009 RV)Pas ceremonisë së ndjerë në Berlin, krerët e Bashkimit Evropian
kremtuan sot rënien e Murit dhe rëndësinë e tij historike edhe në Bruksel.
Paradite, debati i 89 të rinjve, lindur më 9 nëntor 1989, me presidentin e Parlamentit
Evropian, Buzek. Është brezi i parë, i lindur në një Evropë të pandarë nga ideologjia.
Por, gjithnjë janë gati ideologjitë e reja. Jo rastësisht, Parlamenti Evropian
ka zgjedhur pikërisht ditën e sotme për të paraqitur një peticion kundër vendimit
të Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut për heqjen e Kryqit nga klasat e shkollave.
Kujtojmë se Gjykata e Strasburgut është organ i Këshillit të Evropës, ku
bëjnë pjesë 47 vende. Është një institucion i ndryshëm nga Bashkimi Evropian e pikërisht
për këtë arësye, Brukseli jo vetëm që distancohet, por bën edhe një hap tjetër përpara.
Peticioni hedh bazat për të shmangur çdo atentat kundër përmasës kulturore e shpirtërore
të Bashkimit Evropian, i cili nuk dëshiron të jetë thjesht bashkim ekonomik, monetar
apo territorial. E shkruan të zezë mbi të bardhë: Kryqi duhet respektuar.