2009-11-11 19:18:45

BE vendos më 19 nëntor për Presidentin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të BE-së


(11.11.2009 RV) Barroso: qeveritë të zgjedhin personalitete të forta. Presidenca suedeze: emërimet e presidentit dhe të përgjegjësit për politikën e jashtme evropiane do të vendosen në samitin e jashtëzakonshëm të 19 nëntorit.
Pra,Bashkimi Evropian më 19 nëntor do të zhvillojë një takim të nivelit të lartë të veçantë në të cilin do të merret vendimi për funksionet e Presidentit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të BE-së. "Samiti informal i BE-së do të ketë formën e një darke pune në Bruksel", ka thënë për BBC-në zëdhënësi i presidencës suedeze të BE-së. Për bartësit e funksioneve do të vendoset me votimin e shefave shteteve apo të qeverive të 27-shes. Besohet se kryeministri belg Herman van Rompaj është favorit në garën për funksonin e presindetit.
Por përveç tij kandidat është edhe kryeministri holandez Jan Peter Belkenende, e kolegu i tij nga Luksemburgu Zhan-Klod Junker . Ndërkaq për postin e Ministrit të Punëve të Jashtme kandidat është ish-kryeministri italian Masimo d'Alema. Në samitin informal të BE-së do të vendoset edhe për funksionin e tretë - të Sekretarit të Përgjithshëm të sekretariatit të Këshillit të Evropës.







All the contents on this site are copyrighted ©.