2009-11-11 19:08:52

Ahmadinexhadi Obamës: “Zgjidh, o Iranin, o Izraelin”


(11.11.2009 RV)Presidenti amerikan Barak Obama duhet të zgjedhë o Iranin, o Izraelin: ky qe në thelb mesazhi i presidentit iranian, Mahmud Ahmadinexhad, gjatë fjalimit që mbajti në mbledhjen e Organizatës së Konferencës Islamike në Turqi. Irani, sipas tij, nuk mund t’i shtrëngojë dorën një vendi, që njëkohësisht, ia jep edhe Izraelit. Gjithashtu, ai kritikoi edhe qëndrimin e Perëndimit, i cili i konsideron vendet e tjera jo perëndimore si “shoqëri të nivelit të dytë”. Turqia, Irani, Azia në përgjithësi, theksoi Ahmadinexhad, kanë qenë djepe qytetërimi, ndërsa shumë nga vendet evropiane kanë vrarë miliona njerëz në konfliktet me armë.







All the contents on this site are copyrighted ©.