Shkëmbim zjarri ndërmjet dy luftanijeve koreano-veriore dhe koreano-jugore.
(10.11.2009 RV)Shkëmbim zjarri dje ndërmjet dy luftanijeve të Koresë së jugut
dhe asaj të veriut, njoftoi ministria e mbrojtjes e Seulit. Një anije patrullimi e
Koresë së veriut kishte kaluar kufirin verior aq shumë të diskutuar në Detin e verdhë.
Anija koerano-jugore ka qëlluar për paralajmërim, por edhe anija koreano-veriore i
është përgjigjur zjarrit. Kryeministri koreano-jugor Çun Un Çan e quajti ngjarjen
një incident.