2009-11-10 15:10:43

Presidenti Obama dhe kryeministri Netanijahu takohen në Uashington.


(10.11.2009 RV)Vetëm një komunikatë e shkurtër, e përgjithshme, pa fotografi dhe pa asnjë konferencë për shtyp në përfundim të takimit ndërmjet presidentit amerikan Barak Obama dhe kryeministrit izraelit Beniamin Netanijahu zhvilluar dje në Uashington. Heshtja e papritur e shtypit amerikan dëshmon për krizë politike ndërmjet SHBA dhe Izraelit. Presidenti Obama do që procesi i paqes në Lindje të Mesme të rifillojë por deri tani nuk ka bërë asnjë përparim sepse izraelitët vazhdojnë të ndërtojnë ngulime të reja kolonësh madje edhe në zonat e ndaluara nga plani Road Map.







All the contents on this site are copyrighted ©.