2009-11-10 19:46:50

Papa viziton selinë e FAO-s me 16 nëntor.


(10.11.2009 RV)Me datën 16 nëntor Ati i Shenjtë Benedikti XVI do të vizitojë selinë e Organizatës Botëroretë Kombeve të Bashkuara mbi sigurimin Ushqimor, F.A.O., që gjendet në Romë, me rastin e Konferencës së 36-të të nivelit të lartë botëror mbi sigurinë ushqimore. Vizita e Benediktit XVI në selinë e FAO-s do të jetë vizita e pestë e një Pape pranë kësaj organizate botërore.
Po kujtojmë vizitën e parë të Papës Palit VI me 16 nëntor 1970 me rastin e 25 vjetorit të themelimit të organizatës. Pastaj vizitën e Papës Gjon Palit II me 12 nëntor 1979 me rastin e Konferencës së 20-të të kësaj organizate. Gjithnjë Papa Wojtila do ta vizitonte përsëri me 5 dhjetor 1992 me rastin e Konferencës ndërkombëtare mbi ushqimin dhe me 13 nëntor 1996 me rastin e Samitit botëror mbi ushqimin.







All the contents on this site are copyrighted ©.