2009-11-10 15:10:55

Hong Kong: Autoritetet pezullojnë shitjen e bluzave me Barak Obamën roje të kuqe.


(10.11.20009 RV)Autoritetet kineze dhanë urdhër që në Hong Kong të pezullohet shitja e bluzave që paraqesin Barak Obama veshur si roje e revolucionit kinez me yll të kyq në ballë e që aq shumë iu pëlqejnë turistëve. Sipas gazetës Sauth Çajna Post urdhëri u dha me rastin e vizitës që presidenti Obama do të zhvillojë nga e dielja deri të mërkurën e ardhshme në Kinë.
Presidenti Obama gjatë udhëtimit që do të zhvillojë në Azi dëshiron të vizitojë edhe Hiroshimën e Hagasakin, dy qytetet e goditura nga bomba atomike, por kjo gjë nuk do të jetë e mundur për shkak të axhendës së ngjeshur që ai do të ketë. Përveç Kinës presidenti Obama do të vizitojë edhe Japoninë, Singaporin dhe Korenë e jugut.







All the contents on this site are copyrighted ©.