Bernar Kushner: Presidenca e Bashkimit Evropian ka nevojë për një personalitet të
fortë”.
(10.11.2009 RV)“Presidenca e përhershme e Bashkimit Evropian, parashikuar edhe
nga Traktati i Lisbonës ka nevojë për një personalitet të fortë”. Kështu u shpreh
ministri i jashtëm francez Bernar Kushner në një intervistë dhënë Radio Francë Inter.
“Tani për tani nuk ka asnjë emër të parapëlqyer, tha ministri i jashtëm francez duke
iu referuar tri kanditaturave më të mundshme: kryeministrit belg Van Rompui, ministrit
të jashtëm të Luksemburgut Zhan Klod Junker dhe ish-kryeministrit britanik Toni Bler.
Më pas duke folur për rolin e BE nëpër botë Kushner tha se evropianët duhet të marrin
pjesë në zhvillimin e ngjarjeve e jo vetëm t’i financojnë ato.