Ipeshkvijtë do të marrin mësime për Facebook e Yutube.
(09.11.2009 RV)Një zhytje e vërtetë në ‘web generation” (brezninë e internetit)
për ipeshkvijtë evropianë, të cilët nga data 12 deri më 15 nëntor do të jenë në Vatikan,
ku do të ballafaqohen me përfaqësuesit e social network Facebook (Rrjetit shoqëror
të internetit), me motorin e kërkimit në Google-Youtube, me Wikipedia-n e me botën
e hackers. Ipeshkvijtë, që kryesojnë komisionet ipeshkvnore për komunikimet shoqërore,
pranë Konferencave ipeshkvnore evropiane (Ceem), të shoqëruar nga specialistët, të
ngarkuarit me shtypin e zëdhënësit e tyre, do të mblidhen, duke nisur nga e enjtja
e ardhshme, në Sallën e Vjetër të Sinodit në Vatikan, ku do të shkëmbejnë mendime
rreth temës: “Kultura e internetit edhe komunikimi i Kishës” . Takimi – shpjegon
një Komunikatë e Ceem, botuar nga Salla e Shtypit e Vatikanit – dëshiron të krijojë
mundësi për një njohje më të thellë të rolit që ka sot interneti për misionin e Kishës
si dhe të mundësive që krijohen për komunikimin e mesazhit të krishterë në kulturën
e breznive të internetit. Ipeshkvijtë do të ballafaqohen me përfaqësues të Facebook,
të Google-Youtube, të mikroblogging Identi.ca e të Wikipedia-s, që do t’u shpjegojnë
prelatëve si përdoren këto kanale, posaçërisht nga breznitë e reja.