2009-11-09 17:24:19

Dhoma e Deputetëve në SHBA miraton reformën shëndetësore


(09.11.2009 RV)U përshëndet si një vendim historik nga ana e Dhomës së Deputetëve në SHBA, miratimi i tekstit të ligjit mbi reformën e sistemit shëndetësor amerikan. Një masë kjo, për të cilën presidenti Obama nguli këmbë, duke mënjanuar kritikat e opozitës republikane. Gjithsesi, që reforma të kthehet në ligj, është e nevojshme që të miratohet edhe në Senat, ku demokratët kanë vërtet shumicën, por me një numër që nuk u lejon atyre shumë hapësirë veprimi. Pika e kthesës u shënua nga eliminimi i paragrafit, që kishte të bënte me rimbursimin e sigurimeve nga ana e shtetit, në rastet e abortit, një normë e kundërshtuar fuqimisht edhe nga Kisha e SHBA-ve.







All the contents on this site are copyrighted ©.