2009-11-09 17:23:54

40 zyrtarë të lartë akuzohen për korrupsion në Kosovë


(09.11.2009 RV)Në Kosovë do të arrestohen 40 zyrtarë të lartë për korrupsion. Vendimi është marrë nga prokurorët ndërkombëtarë të misionit Eulex. Lajmi është dhënë nga Agjensia Kosovare kundër Korrupsionit, e cila njofton se në qarqet e vendit ka edhe rreth 150 vetë të tjerë, të dyshuar për korrupsion. Edhe në sistemin e drejtësisë, numri i të dyshuarve ka arritur në 50. Kjo është përgjigjia e Prishtinës ndaj raportit të fundit të Komisionit Evropian, ku thuhet se në Kosovë nuk bëhet luftë e mjaftueshme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.







All the contents on this site are copyrighted ©.